Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Shqipëria nuk ka ndryshuar shumë, ka ende lojtarë të mi," Gianni De Biasi "skanon" kuqezinjtë: Trajneri Reja me fat, ja kush është favoriti për të fituar EURO 2020

Shkruar nga NEWSPORT
"Shqipëria nuk ka ndryshuar shumë, ka ende lojtarë të

Gianni De Biasi, ish-trajneri që dërgoi Shqipërinë për herë të parë në Europian është rikthyer të flas për kombëtaren shqiptare. Në një intervistë për "Euroneës Albania", tekniku italian ka theksuar se kombëtarja nuk ka ndryshuar shumë pasi në ekip vijojnë të jenë ende lojtarë që kanë qenë edhe nën drejtimin e tij. De Biasi aktualisht drejton kombëtaren e Azerbajxhanit, por ka theksuar se Reja është më fat pasi ka në skuadër lojtarë që luajnë në Europë. Në fund, De Biasi zbuloi edhe skuadrën favorite për të fituar këtë viti EURO 2020.

Pak ditë përpara nisjes së Kampionatit Europian, do doja t'i riktheheshim edhe një herë eksperiencës tuaj si trajner i kombëtares shqiptare dhe pjesëmarrja në Europianin e 2016-s. Çfarë emocionesh ju vijnë nder mend kur Armando Sadiku shënoi golin që i dha edhe fitoren e parë Shqipërisë në një turne madhor?

Gianni De Biasi: Ishte një emocion tepër i madh për të gjithë, për mua, për lojtarët dhe për të gjithë kombin, sepse besoj se ishte një moment i rëndësishëm, historikisht për Shqipërinë, dhe goli i Sadikut vulosi fitoren e pare në një kompeticion te rëndësishëm si Europiani dhe mendoj se ishte shpërblimi i drejtë për një ekip qe meritonte edhe te kualifikohej në fazën e 1/8-ave.

Si e shihni vazhdimësinë e Kombëtares Shqiptare, kur kanë kaluar 4 vite? Duke marrë parasysh që tani kontigjenti i ekipit ka ndryshuar nga ajo skuadër që mori pjesë në Europianin e vitit 2016?

Gianni De Biasi: Nuk ka ndryshuar plotësisht pasi ka ende lojtarë të mi që bëjnë pjesë në ekip, por besoj se përgjithësisht Shqipëria ka fatin që ka në përbërjen e saj shumë lojtarë që luajnë në kampionatin italian, në kampionatin zviceran, pra jashtë kufijve kombëtarë dhe që janë lojtarë që kanë një eksperiencë të madhe. Besoj se ky fakt ndihmon në zgjedhjet e trajnerit Edi Reja dhe kjo ndihmon në përmirësimin e nivelit teknik të ekipit.

Mister De Biasi, prej më shumë se një viti ju jeni trajner i kombëtares së Azerbaixhanit, mendoni se do të mund të përsërtni suksesin e kualifikimit për në Europian, duke arritur të çoni Azerbaixhanit në fazën finale të një kompeticioni madhor?

Gianni De Biasi: Do të më pëlqente shumë, mendoj se jemi ende larg nga kjo hipotezë, sepse unë jam këtu prej 10 muajsh, dhe nuk kam patur shumë kohë në dispozicion, ndërkohë që lojtarët e kombëtares së Azerbajxhanit luan vetëm në kampionatin vendas, asnjë prej tyre nuk ka eksperiencë në kampionatet e rëndësishme, sikurse lojtarët shqiptarë dhe besoj se puna këtu është më e vështirë dhe më e gjatë, për të arritur rezultate pozitive.

Pyetja e fundit ka të bëjë me Kombëtaren e Italisë, që këtu në Shqipëri ka shumë tifozë që e mbështesin atë. Mendoni se Italia është ndër ekipet favorite për të fituar Kampionatin Europian?

Gianni De Biasi: Mendoj se është një ndër ekipet favorite edhe pse unë mendoj se Franca është ekipi për t'u mundur në këtë kompeticion, sikurse edhe Belgjika që është një ekip me shumë kualitet. Italia është një ekip që mund të renditet ndër katër ekipet e para dhe uroj që çdo gjë të ecë mbarë në këtë europian. Italia i ka të gjitha shanset për të arritur në finale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga