
Pas Medon Berishës, një tjetër talent i bashkohet rradhëve të Kombëtares Shpresa të Shqipërisë. Andreas Ndoj do të jetë përforcimi i rëndësishëm për trajneri Alban Bushi, i cili ishte faktor i rëndësishëm në afrimin e talentit. Bushi ka kontaktuar personalisht lojtarin dhe ai ka pranuar ftesën e kuqezinjve duke mposhtur kështu Greqinë për afrimin e 19-vjeçarit me origjinë shkodrane.
Ndoj është një mesfushorë shkatërrues dhe luan para mbrojtjes, një numër 6-sh tipik. Ai vjen nga rradhët e gjigantëve grek Olympiacos me të cilët ishte në stol në ndeshjen e fundit në UEFA Europa League përballë Nantes.
Poll