
Mbrojtësi i Shqipërisë Arlind Ajeti ka rrëfyer për mediat interesante kuriozitete të veçanta. 25-vjeçari tregoi se ka në regjistrin e tij telefonik numrat e lojtarëve të njohur Mohamed Salasë dhe ish-portierit të Manchester City-t Joe Hart. Por Ajeti zbuloi se në numrat e kontakteve ka dhe Xherdan Shaqirin.
Pasi bëri një kohë të gjatë pa ekip, Ajeti u kthye në Zvicër duke firmosur me Grasshopperin. 25-vjeçari ka fituar hapësirë brenda ekipit zviceran dhe shpreson të marrë sërish ftesë në Kombëtare. Ai ka luajtur për herë të fundit në miqësoren e 3 qershorit ndaj Ukrainës, e cila përfundoi me fitoren ekipit të Andriy Shevchenkos 4-1.
Poll