
Shqipëria është shpallur kampione e Ballkanit në çiklizëm. Gara ballkanike është zhvilluar për dy ditë në Elbasan dhe dominimi i çiklistëve shqiptarë ka qenë absolut. Podi ka qenë i gjithi shqiptar, pasi Eugert Zhupa, Iltjan Nika dhe Redi Halilaj kanë zënë respektivisht vendin e parë, të dytë dhe të tretë. Një arritje kjo për këtë sport dhe vetë sportistët dhe drejtuesit e tij meritojnë fjalët më të mira. Ky është një mesazh ndoshta për më shumë vëmendje ndaj çiklizmit në Shqipëri, pasi është e qartë se talentet e i ka, duke nisur nga kampioni Eugert Zhupa.
Poll