Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shqipëria gati të ‘presë’ një tjetër kokë, trajneri i Çekisë i dorëzuar: Humbje shumë e keqe, dorëheqja ime...

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria gati të ‘presë’ një tjetër

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy, foli në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes me Shqipërinë ku skuadra e tij u mposht me rezultatin e thellë 3-0.

"Dorëheqja? Sigurisht që do të zgjidhet, kjo është e qartë. Megjithatë, detyra ime tani është të përgatis ekipin për të dielën, që është një kohë e shkurtër. Nuk e di se çfarë do të dalë nga drejtuesit. Natyrisht që humbja 0-3 është një rezultat i keq. Unë e marr keq. Pastaj gjithmonë shikon se si ka qenë zhvillimi e kështu me radhë. Nuk dua të justifikoj kartonin e kuq, por kur luan me 10 lojtarë tregon shumë.

Situata në grup është ende e vështirë, por ne ende e kemi në duart tona. Tani kemi Ishujt Faroe në shtëpi, pastaj shkojmë në Poloni. Jemi ende në kohë dhe varet nëse do të kemi sukses në ndeshjet e rradhës

Më duhet të pranoj që nuk po mendojmë për play-off. Për momentin kemi ende në kokë ndeshjen e kaluar. Vetëm tani do të vijnë numrat e kështu me radhë. Por gjithmonë ka të bëjë me atë që tregoni në fushë."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga