Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Shqipëria ekip i fortë”, trajneri i Izraelit: Nuk na trembin

Shkruar nga NEWSPORT
“Shqipëria ekip i fortë”, trajneri i Izraelit: Nuk na

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 20:45 në Izrael për Ligën e Kombeve. Trajneri izraelit Alon Hazan ka folur para ndeshjes, duke e ditur forcën e kuqezinjve. Megjithë fjalët e mira, Hazan thotë se nuk i tremben kuqezinjve duke dashur të mbajnë vendin e parë në grup.

"Nuk kam asnjë dyshim që kombëtarja shqiptare do të jetë një kundërshtar shumë i fortë, pavarësisht mangësive që ka. Unë kam besim të plotë te lojtarët tanë, kushdo që do të luajë nesër në formacion do të jetë në gjendje të luftojë për fitoren. Unë jam më krenari në botë që të gjitha biletat janë shitur. Detyra jonë e parë ishte të rikthenim audiencën tonë dhe të gjithë meritojnë një falënderim të madh. Ne do të kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve.

Përtej rezultateve, loja në kombëtaren e Izraelit është e rëndësishme për ne. Qëllimi ynë është të luajmë futboll sulmues dhe tërheqës. Nuk na tremb agresiviteti i kundërshtarit sepse edhe ne mund të luajmë në mënyrë agresive. Do të jetë një ndeshje futbolli e dy skuadrave të mira që vijnë për të fituar. Nuk do të ndryshojmë mënyrën e lojës për asnjë kundërshtar, agresiviteti i tyre nuk na streson. Aftësitë tona janë të dukshme. Edhe Shqipëria po përgatitet për ne, ajo e di që do të takohet me një ekip me shumë ambicie, një ekip teknik me shpejtësi që di të luaj me topin. Ne duhet të luajmë mirë në mbrojtje  dhe ta përkthejmë atë në një lojë të shpejtë pasuese dhe të shënojmë gola", tha trajneri i Izraelit.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga