Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia bën “ligjin” në futbollin shqiptarë, 3 vite në elitë dhe 5 trofe të fituar

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia bën “ligjin” në futbollin shqiptarë, 3 vite
Egnatia

Egnatia fitoi për herë të dytë titullin kampion në Superiore, duke mbrojtur kështu kurorën. Mbrëmjen e djeshme triumfuan 4-0 ndaj Vllaznisë për të ngritur lart kështu trofeun më të rëndësishëm në vendin tonë.

Rrogozhinasit shkruajnë kështu historinë në futbollin shqiptarë, duke u konfirmuar një nga ekipet më të mira të viteve të fundit.

Skuadra e Edlir Tetovës prej 3 vitesh tashmë po bën “ligjin” në futbollin shqiptarë. Egnatia gjat kësaj periudhe ka arritur të fitojë 5 trofe mjaft të rëndësishëm.

Ka ngritur lart 2 herë titullin kampion, ka fituar 2 Kupa Shqipërie si dhe ka fituar një herë Superkupën e Shqipërisë. Rrogozhinasit kështu kanë fituar çdo trofe të mundshëm në vendin tonë, ndërsa vlen të theksohet se në muzeun e tyre ndodhet edhe titulli kampion i Kategorisë së Parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga