Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Shqipëria e ndrit, rezultate pozitive në kampionatin Ballkanik

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria e ndrit, rezultate pozitive në kampionatin Ballkanik

Në Prishtinë po mbahet Kampionati Ballkanik i volejbollit të plazhit për meshkuj dhe femrat. Federata Shqiptare ka njoftuar rezultatet e ndeshjeve të para të Kombëtares shqiptare që përgjithësisht ishin pozitive. Përmes një lajmërimi në kanalin zyrtar bëhej me dije:

"Në Prishtinë, ka nisur Kampionati Ballkanik U-22 i Beachvolley për meshkuj e femra, një turne që nis pak ditë pas përfundimit të atij të kategorisë U-20.

Edhe në këtë event Ballkanik, vendi ynë përfaqësohet me dy çifte për djem. Ekipi Shqipëria 1 përbëhet nga sportistët Muharrem Deliu dhe Leonardo Doda, ndërsa ekipi Shqipëria 2 përbëhet nga Gesti Kapedani dhe Redi Bakiri.

Në ndeshjet e ditës së parë rezultatet e kuqezinjve kanë qenë pozitive. Ekipi Shqipëria 1 arriti një fitore e një humbje, ndërsa ekipi Shqipëria 2 arriti dy fitore dhe kryeson grupin. Eventi do të vijojë deri më datën 25 korrik.

FSHV i uron sukseseve dy çifteve shqiptare në këtë turne.

Raundi i parë
Shqipëria 2 - Kosova 3, 2-0 (21-8, 21-8)
Shqipëria 1 - Rumani, 1-2 (16-21, 21-19, 16-18)
Raundi i dytë
Shqipëria 2 - Bosnjë/Herzegovinë, 2-0 (21-12, 21-13)
Shqipëria 1 - Maqedoni, 2-0 (21-12, 21-14)".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga