
Kombëtarja e Kosovës po nis të konsolidohet në mënyrë të shkëlqyer, dhe këtë përfaqësuesja më e re e kontinentit e tregoi edhe përball Shqipërisë në miqësoren e fundit të fituar 3-0 në Zvicër.
Megjithatë duket se zhvillimi i saj do shkojë paralelisht me përplasjen e interesave të kuqezinjve, ku shumë lojtarë të talentuar nëpër Europë tashmë po kërkohen nga të dy federatat përkatëse. Shembulli më i fundit duket se po bëhet talenti i Schalke 04 në Gjermani, Shpëtim Hasani.
16-vjeçari që prej pesë vitesh luan me të rinjtë e klubit të Bundesligës, ka luajtur me shpresat e Kosovës, por e përditshmja kosovare "Gazeta Sheshi", raporton se së fundmi për të ka pasur interes edhe nga Shqipëria.
Sipas burimeve ndaj lojtarit ka ardhur dhe ftesë konkrete nga FSHF, por mësohet se ai ka refuzuar duke u shprehur i vendosur për të përfaqësuar ngjyrat e Kosovës.
[gallery columns="1" size="full" ids="270135"]
[gallery columns="1" size="full" ids="270134"]