Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shqipëri-Itali, sfida e shumëpritur nis nga përballja mes femrave...

Shkruar nga NEWSPORT

Ndërkohë që të gjithë tifozët shqiptar po presin me padurim 24 marsin, datë kur do të luhet takimi Itali-Shqipëri, më 11 janar do të zhvillohet një takim miqësor mes kombëtares së Shqipërisë për femra kundër përfaqësueses U-19 të Italisë për femra.

Lajmi është bërë zyrtar përmes një lajmërimi në faqen zyrtare të FSHF-së në Facebook.

"Në 11 janar do të luhet një tjetër Shqipëri-Itali, por këtë radhë për femra. Një ballafaqim miqësor ndërmjet Kombëtares A të femrave të Shqipërisë me përfaqësuesen e 19-vjeçareve të Italisë. Sfida do të luhet në orën 14:00 në Elbasan Arena. Kjo ndeshje është më shumë një test nga ana e skuadrës italiane, që nga 5 deri më 10 Prilli do të marrë pjesë në fazën Elitë të Kampionatit Europian. Federata Italiane e Futbollit njoftoi se skuadra “e kaltër” e femrave do të nisë grumbullimin në Romë më 8 Janar, për të udhëtuar drejt Shqipërisë në datën 10", lexohet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit në Facebook.

ita

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga