
Pep Guardiola ka deklaruar se Manchester City nuk do të transferojë futbollistë në këtë merkato janari. Trajneri spanjoll ka befasuar tifozët me deklaratën e tij dhe vetëm Gabriel Jesus me shumë gjasa do të jetë transferimi i vetëm i City-t.
“Jam i lumtur me skuadrën që kam. Ndoshta mund të ndryshojë nëse do të kemi ndonjë mundësi të mirë ose lëndime, por shpresoj se nuk do të ndodhë. Jam i lumtur për punën që bëj këtu dhe njerëzit me të cilët punoj”, përfundoi Pep Guardiola.
Poll