
Barcelona u mposht nga PSG-ja me rezultat të thellë 4-0. Katalanasit pësuan disfatë në Francë, në një ndeshje ku u dominua totalisht nga ekipi francez. Për këtë ka folur edhe ish-sulmuesi i njohur, David Trezeguet i cili ka deklaruar:
“Pavarësisht se do të luhet ndeshja e kthimit, PSG-ja tashmë janë të kualifikuar në çerekfinale dhe janë ndër favoritët kryesor për ta fituar krejtësisht atë.
Paris Saint-Germain mori fitore duke bërë paraqitje mbresëlënës. Ekipi tregoi kualitetet që ka dhe mposhti 4:0 Barcelonën duke bërë paraqitje të mrekullueshme”, përfundoi ai.
Poll