
Sot në orën 13:00 në Nion të zvicrës do të hidhet shorti i turit të tretë kualifikues të UEFA Europa League. Ekipi i Kukësit do të mësojë sot kundërshtarin e raundit të tretë në rast kualifikimi ndaj Austrisë së Vienës.
Kundërshtarët që shorti mund t’i rezervojë Kukësit janë Oleksandrija e Ukrainës ose fituesit e çifeteve:
AIK Solna – Europa
Spartak Trnava – Shirak
Osmanlispor – Zimbru Kishinjev
Ventspils – Aberdin
Gabala – MTK Budapest
Ndeshja e parë e Kukësit me Austrinë e Vienës u luajt në transfertë ku austriakët fituan 1-0. Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e 21 korrikut në “Elbasan Arena”.
Poll