Shkëndija e Tetovës nuk arrin të marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka ka barazuar pa gola në transfertë ndaj Makedonija Gj.P. në Shkup.
Fillimi ishte i qetë dhe dy ekipet kishin nga një tentim të pasuksesshëm kur Emini i vendasve dhe Zejnullai ynë nuk gjetën kuadrantin. Në minutën e 17-të pas një dalje te gabuar të portierit vendas Jovanovski, Junior nuk arrin ta ndëshkojë kur tentimi i tij ndalet. Mundësinë më të mirë në pjesën e parë e kishte Radeski në minutën e 18-të kur shërbehet mirë me top me një diagonale, krijon pozitë ballore mirëpo Jovanovski ndal tentimin e tij.
Shkëndija kishte dominim të plotë në terren dhe pranë epërsisë shkoi Husmani i cili drejtoi topin në portë në tentimin për të harkuar, por syçelë tregohet Jovanovski që shpëton gol të sigurtë. Në fund të pjesës së parë vendasit u liruan pak nga presioni dhe shfaqën apetite sulmuese, mirëpo gjithçka që arritën të bëjnë ishte goditja e parë në kuadrantin e portës kuqezi me anë të Robsonit, por që kontrollohet pa problem nga Zahov. Me pikën e marrë Shkëndija renditet në vendin e 5-të me 15 pikë.