Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Shkëndija e TETOVËS fillon merkaton, një sulmues për organikën e trajnerit Ernest GJOKA

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëndija e TETOVËS fillon merkaton, një sulmues për

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës nuk po kalon momente pozitive në kampionatin maqedonas dhe kësisoj drejtuesit së bashku me trajnerin Ernest Gjoka kanë zgjedhur të ndërhyjnë në merkato.

Samir Fazli është përforcimi i kuqezinjve që është prezantuar sot në kanalin zyrtar. 28-vjeçari është rikthyer në klubin shqiptar dhe duke qenë se s'është aktivizuar me skuadër tjetër, fiton automatikisht të drejtën e aktivizimit. Në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit, ai ka deklaruar:

"Jam i lumtur sërish të jem pjesë e Shkëndijës dhe pa marrë parasysh fillimin jo aq pozitiv të sezonit aktual, besoj edhe këtë vit të dalim kampion. Kjo skuadër ka cilësi brenda grupit, nuk do të kem nevojë për adaptim dhe jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja për të ndihmuar ekipin të realizojë objektivat", shprehet Samir Fazli.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga