
Bledi Shkëmbi ka folur pas fitores 2-1 në transfertë kundër Egnatias. Për mikrofonin e Oversport, trajneri i Teutës deklaroi:
“Jemi të kënaqur dhe të gëzuar. Arritëm të fitojmë. Pavarësisht me shumë vështirësi, pavarësisht se nuk bëmë lojën më të mirë, patëm dhe fat. Ka gjithmonë dhe kundërshtar, ky i sotmi më i miri dhe më të vështirët e Superligës.
Kotobelli? Më shumë është fat goli i tij dhe përqëndrim. Ai top i kthyer nga ai shkon aty ku ne pësuam një gol para një jave.
Përmbysja? Do ta tregojmë në fushë se sa vazhdimësi do të kemi. Ky është një rezultat që na jep shumë nga ana psikologjike. Vijojmë të jemi aty nga fundi. Ajo që është kryesorja, është reagimi i ekipit. Jemi në një javë ndryshe nga ato që kemi kaluar. Jemi më të qetë, por duhet të vazhdojmë me më shumë punë.
Goli i Egnatias? Mendova se mund të humbja. Janë ato sekondat e momentit kur thua se po na ikën edhe një ndeshje duke humbur. Ne besuam dhe u munduam t’i japim diçka më tepër sulmit. Meritën kryesore e patën futbollistët tanë. Edhe me fat arritëm ta kthenim.
Javët e ardhshme? Çdo gjë shkon normale dhe logjike në një skuadër. Jam dakord për mesfushën, në momentet teknike duhet të kemi besim për të luajtur vertikalisht. E kërkoj nga mbrojtësit dhe jo vetëm nga mesfusha. Sa i përket të ardhmes, duhet të punojmë më shumë taktikisht dhe teknikisht. Edhe ana psikologjike sepse çdo gjë fillon nga mendimi, sidomos kur ne kemi topin.
Partizani? Në futboll mundohesh të bësh të duhurat, pavarësisht se si dalin. Në pjesën e dytë ishim të qartë, sidomos pas momentit të golit. Kjo nuk më pëlqen. Duhet të jemi të njëjtë. Arritëm të fitojmë një ndeshje shumë të vështirë me një ekip që kërkon titullin kampion. Vijmë nga një anë psikologjike ndryshe dhe në ndeshjen e ardhshme do të bëjmë ndryshe”, tha ai.