
Kosova do të përballet në miqësore me Danimarkën në mars të vitit të ardhshëm. Lajmin e ka dhënë vetë Federata e Futbollit të Kosovës, e cila pranon për median "Bota Sot" se palët kanë biseduar dhe presin të vendosin përfundimisht për datën: 21 ose23 mars.
Pas kualifikimit në fazën e dytë të Ligës së Kombeve, Kosova po përgatitet maksimalisht për fazën eliminatore të EURO 2O2O pasi është vendosur në grup me Anglinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Republikën Çeke dhe kërkon të testojë veten përpara nisjes së edicionit kualifikues me Bullgarinë në shtëpi në 25 mars.
Poll