Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Shkëlqen Erblira Bici, kapitenia e kombëtares shqiptare kampione e Italisë

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëlqen Erblira Bici, kapitenia e kombëtares shqiptare kampione e

Erblira Bici është shpallur kampione e Ligës Seria A2 në Itali. Kapitenia e kombëtares shqiptare në volejboll për femra ka shkëlqyer duke dhënë një kontribut të rëndësishëm me skuadrën e saj Roma Volley Club.

Është Federata Shqiptare e Volejbollit që përmes një njoftimi ngre në piedestal punën e Bicit duke i uruar suksese të mëtejshme. Në postimin e bërë në kanalin zyrtar shkruhej:

“Kapitenia e ekipit tonë Kombëtar, Erblira Bici është shpallur kampione e Ligës Seria A2 në Itali me ekipin e saj Roma Volley Club duke bërë të mundur kalimin në Ligën Seria A1 sezonin e ardhshëm.

Në ndeshjen e fundit ndaj Itas Trentino, Roma Volley ka fituar me rezultatin 3 me 2, duke e mbyllur sezonin 2022-2023 në vendin e parë me një total prej 80 pikësh, 25 ndeshje të fituara dhe 1 të humbur.

Ashtu si në çdo takim gjatë gjithë sezonit, Erblira Bici ka qenë një nga protagonistet kryesore të këtij takimi duke shënuar plot 19 pikë dhe duke ndihmuar ekipin e saj të renditet në krye të Ligës Seria A2.

Më parë, Roma Volley kishte arritur të ngrinte lart trofeun e Kupës së Italisë A2 ku kapitenia kuq e zi u shpall dhe MVP e ndeshjes finale.

Federata Shqiptare e Volejbollit i uron suksese të mëtejshme!”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga