
Sot, e përditshmja sportive katalanase "Sport" ka shkruar se Chelsea ka shkarkuar trajnerin Antonio Conte dhe ka arritur marrëveshjen me ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enriquen që mësohet të ketë firmosur një kontratë 2.5 vjeçare me londinezët deri në deri në verë të vitit 2020.
Edhe pse mediat vendase e kanë cilësuar këtë gjë si fakt të kryer, Conte nuk e ka komentua kështu lajmin në fjalë. Në një pronocim, conte është shprehur: "Jo, nuk jam i shqetësuar. Nuk kam frikë për vendin tim. Unë punoj çdo ditë dhe jap 120 për qind. Dakord? Nëse kjo mjafton "OK". Përndryshe klubi është i lirë të marrë një tjetër vendim. Por, unë nuk jam i shqetësuar. Nesër është një tjetër ditë. Unë mund të jem ose jo trajner i Chelseas", ka qenë fjalët e Contes.
[gallery columns="1" size="full" ids="202443"]