
Humbja 6-0 e Chelsea-it kundër Manchester City-it ka bërë që e ardhmja e trajnerit Sarri të vihet në diskutim.
Në Angli, disa e bëjnë fakt të kryer shkarkimin e tij, por ka edhe nga ata të cilët mbështesin teknikun e njohur. Së fundmi për të ka folur Eden Hazard. Sulmuesi i kryeqytetasve ka deklaruar për medie angleze:
"Të gjithë trajnerët, për të cilët kam luajtur, më kanë dhënë diçka. Kur e nisa karrierën me Claude Puel në Lille dhe tani me Maurizio Sarrin. Të gjithë e shikojnë futbollin në mënyra të ndryshme dhe për këtë arsye jam lojtari që jam.
Ata të gjithë më kanë dhënë këshilla të veçanta. Jose Mourinho ishte i veçantë, mirëpo mënyra se si Sarri dhe ish-trajneri im në Lille, Rudi Garcia, preferojnë të luajnë është më i përshtatshëm me stilin tim të lojës. Ata më kanë dhënë shumë gjëra mua", ka përfunduar ai.