Anglia e 21 vjeçarëve ka shkarkuar nga detyra trajnerin Aidy Boothroyd pas rezultateve të dobëta në stolin e “Tre Luanëve” të rinj. Dështimi për të kualifikuar Anglinë U-21 në kampionatin europian për këtë moshë, ka sjellë pasojat drastike për trajnerin.
Mediat në Angli kanë nisur menjëherë me emrat për të zëvendësuar Boothroyd dhe emri i parë që del në skenë është ai i Frank Lampard. Legjeda e futbollit anglez u shkarkua këtë sezon nga Chelsea pas rezultateve të dobëta me Blutë, teksa shihet si i duhuri për stolin e ekipit U-21 të Anglisë.