
Vllaznia e vajzave i aka dalë sërish këtë vit të fitojë titullin kampion në Superiore,. Vajzat shkodrane koleksionojnë kështu titullin e 11-të në historinë e kuqebluve.
Një sukses i jashtëzakonshëm për vajzat, të cilat kështu sigurojnë pjesmarrjen në Champions Legaue për sezonin e ardhshëm. E pa diskutim nuk kishte sit ë mungonte një urim nga Presidenti i Vllaznisë së meshkujve.
Alban Xhaferi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka uruar vajzat për këtë trofe, ndërsa shpreson që në garat europiane të shkojnë sa më larg. Ndër të tjera Xhaferi uron edhe presidentin Lazer Matija për titullin e 11-të.
“Urime vajza ❤️????⚽️
Urime President Lazer Matija për të 11-here kampion????
Urojmë sa më larg ne Champions league????????⚽️”, ka shkruar Xhaferi.