Shipërisë i shtohet një medalje ari, të parët mes 50 shteteve pjesmarrëse
Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria ka korrur një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. Ernest Merdanaj është shpalluar kampion në Taekëondo.
Gara e zhvilluar në “Galeb Belgrade trophy G2” shikon shqiptarin teksa renditet i pari mes 800 sportistë të cilët morën pjesë. Në këtë event morën pjesë 50 shtete, por Ernesti arriti të trimfojë duke ngjitur në majë flamurin e Shqipërisë. Kampionati i radhës do të mbahet në “Bosnia open G2”, në muajin nëntor.