Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shifër e çmendur për kartonin, futbollisti i Kombëtares kalon te kampionët e Hungarisë

Shkruar nga NEWSPORT
Shifër e çmendur për kartonin, futbollisti i Kombëtares

Merkato ende nuk është hapur zyrtarisht, por duket se e ardhmja e Myrto Uzunit do të jetë larg Lokomotivës së Zagrebit. Futbollisti I Kombëtares kuqezi ka gjetur akordin me Ferencvaros në kampionatin e Hungarisë, duke vijuar karrierën te kampionët e këtij vendi. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por mediat në Hungari tregojnë se gjithçka është e kryer.

Futbollisti nga Berati do të transferohet në fund të sezonit dhe do të ketë mundësi të aktivizohet në fazën eleminatore të Champions League. Lokomotivës së Zagrebit do t'I kalojnë në llogari 1.5 milion euro për kartonin, shifër kjo e konsiderueshme për një lëvizje të tillë. Në ditët në vijim pritet që diçka e tillë të zyrtarizohet nga Ferencvaros. Gjatë këtij sezoni me Lokomotiva Zagreb, Uzuni ka shënuar nëntë gola dhe ka qenë titullar i padiskutuar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga