Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Sherri në derbin Partizani – Tirana, zyrtari i Federatës: Mungonte policia, ja MASAT që do të merren

Shkruar nga NEWSPORT
Sherri në derbin Partizani – Tirana, zyrtari i Federatës:

Një sherr masiv njollosi ditën e djeshme derbin spektakolar mes Partizanit e Tiranës për femra në basketboll. Ndeshja përfundoi me fitoren e të kuqve porn ë përfundim të ndeshjes, dy kampet u përplasën fizikisht duke sjellë degjenerimin e situatës.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, dha një intervistë për emisionin “Sport Magazine” të moderatorit Drilon Xhepollari në “Ora Neës ku foli pikërisht për këtë çështje dhe zbuloi edhe masat që do të merren nga disiplina..

“Të vjen keq që në një ndeshje të tillë si ajo mes Partizanit dhe Tiranës të ndodh një shfaqje e tillë. Masat organizative nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Ndoshta ka pasur një lloj nënvlerësimi. Ne po përgatisim raportet për këtë situatë dhe do të ketë një mbledhje të komitetit drejtues të Federatës. Vendimi do të merret atje dhe nuk mund të flas para kohe”.

“Policia duhej të ishte aty afër, por gjithsesi nuk mund të ishin në numër për ta përballuar këtë situatë. Për më tepër që çdo gjë ka shpërthyer në fare pak kohë, papritur, teksa sportistet po i jepnin duart njëra-tjetrës. Ne do të zbatojmë çdo pikë të rregullores, për këtë duhet të jeni të sigurt. Ne duam luftë sportive, jo dhunë. Ne duam që të afrojmë njerëzit në pallatin e sportit dhe kërkojmë që skena të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen".-tha Llazani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga