
Juventus ka mposhtur sot Atletiko Madridin në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Një gol në limitet e pjesës së parë nga Paolo Dybala, ka rezultuar me vlerën e tri pikëve për bardhezinjtë që sigurojnë kështu vendin e parë në grup.
Menjëherë pas golit, sulmuesi argjentinas ka festuar me nderim ushtarak duke iu drejtuar shokut turk te Juventus. Ishte Turqia që përpara pak javësh "shpiku" këtë festim, në mbështetje të iniciativës ushtarake të kombit të tyre në Siri. Festim që solli shumë kritika edhe nga UEFA. Lidhur me festimin e sotëm, Dybala ka folur për mikrofonin e "SKY Sport", duke shpjeguar se ka qenë gjithçka një shaka, pasi ai e përdor atë festim në dhomat e zhveshjes pa asnjë mesazh konkret.