
Roma ia doli të fitojë sfidën e parë me Brighton, takim i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Europa League. Skuadra e Daniele De Rossit triumfoi 4-0 ndaj anglezve, duke u afruar edhe më shumëme gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.
Romelu Lukaku ishte një nga autorët e golave të skuadrës italiane, me belgun që foli për mediat pas sfidës. Sulmuesi theksoi se skuadra e tij duhet të luajë me të njëjtën cilësi dhe me të njëjtin mentalitet deri në fund.
“Të gjithë jemi të kënaqur me rezultatin, duhet të vazhdojmë kështu, mund të kishim shënuar më shumë gola. Ky rezultat është i mirë, por ende nuk ka përfunduar. Skuadrat angleze kanë mentalitetin për të luftuar deri në fund, le të shkojmë e të bëjmë lojën tonë edhe në fushën e Brightonit.
Goli i 18-të sezonal? Të shënosh është gjëja më e mirë në futboll, por të fitosh kështu… të shënosh gola është edhe më mirë. Unë jam fitues, dua të fitoj. Skuadra dëshiron të fitojë, ne po rritemi si ekip dhe duhet të vazhdojmë kështu.
Lidhja me Dybalan? Duhet të vazhdojmë kështu, jemi mirë, pastaj në fund të dy përpiqemi të bëjmë më të mirën për Romën, shumë lojtarë po rriten dhe ne duhet të rritemi si ekip. Jam i lumtur.
De Rossi? Më jep më shumë liri në fushë për t’u përshtatur. Më duhet të sulmoj thellësinë, përpara se të jem si spondë. Është hera e parë që e bëj sulmin i vetëm në Itali, por ndihem mirë dhe duhet të vazhdojmë të rritemi për të ecur më tej në kampionat dhe kupë.
E ardhmja? Nuk flas, sepse nuk dua polemika me Anglinë, duhet të jem inteligjent”, ka përfunduar Lukaku.