Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shënoi golin e avantazhit ndaj kuqezinjve, Cerny: E dimin që do ishin agresiv, krijuam pak raste

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi golin e avantazhit ndaj kuqezinjve, Cerny: E dimin që do ishin

Shqipëria u largua nga Praga me pikë dhe kjo ishte pikërisht ajo çfarë kuqezinjtë kërkonimin. Nedim Bajrami arriti t’i përgjigjej mjaft mirë Vaclav Cerny, ky i fundit shënoi golin e avantazhit për çekët.

Pikërisht autori i këtij goli, pas ndeshjes do të teksonte se është turp që skuadar e tij nuk arriti të menaxhonte siç duhet avantazhin. E kemi sërish vetë në dorë kualifikimin.

“Ne nuk e marrim rezultatin si të mirëqenë dhe është turp i madh që nuk e menaxhuam ndeshjen. Ne duhet të fajësojmë veten. Krijuam më pak se sa donim. Ne nuk ishim aq të rrezikshëm në situata të caktuara. Shqiptarët ishin të ashpër, ne e dinim këtë. Unë jam këtu si për asist ashtu edhe për golat. Por do ta ndërroja golin tim me tre pikët, nëse do kisha mundësi.

Ne donim të fitonim dhe ta bënim më të lehtë kualifikimin, por nga ana tjetër jemi të parët pas katër ndeshjeve. Kjo është pozitive, ne kemi gjithçka në duart tona. Do të doja që të gjithë të mendojmë se ne jemi gjallë dhe jemi aty ku kemi dashur të jemi. Siç them unë, ne nuk e marrim situatën lehtë. Por nëse fitojmë, do të kemi gjithçka në duart tona”, ka theksuar Cerny.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga