Sinan Dani është portieri më i ri i Burrelit në Kategorinë e Parë. Djaloshi 19 vjeçar ka dalë nga Akademia e Vllaznisë, ndërsa mbahet mend sezonin e shkuar pasi shënoi një gol nga porta në portë në ligën e moshave.
I huazuar te Shënkolli, gardiani u bashkua me Dinamon për fazën përgatitore, teksa rikthimi i Simon Simonit te Blutë bëri që hapësirat për të mos ishin të mëdha.
Kësisoj, drejtuesit dhe portieri vendosën për një tjetër ekip. Burreli është skuadra ku do aktivizohet 19 vjeçari sezonin e ri, me shpresën për të marrë minuta në formacion.
Poll