
Në këtë periudhë, një vit më parë, Kristjan Asllani ishte qendër e lajmeve të merkatos teksa po bëhej gati transferimi i tij nga Empoli te gjigantët e Interit. Për 14 milionë euro, mesfushori shqiptar u kthye në zikaltër dhe pritej një e ardhme e ndritur përpara.
Megjithatë, ky sezon nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë për të, madje aspak të mirë mund të themi. Minutat me pikatore kanë bërë që ai të “shijojë” një sezon të plotë nga stoli. Gjithmon i gatshëm, gjithmon në stërvitje, asnjëherë i dëmtuar, por sërish mbetej zgjedhje e fundit për trajnerin Inzaghi.
Nesër Interi do të luajë ndeshjen e fundit në kampionat me Torinon, në transfertë në orën 18:30. Zikaltërit kanë vëmendjen e plotë në finalen e 10 qershorit në Champions League me Man City ndaj nesër priten rotacione të mëdha.
Asllani do të jetë përpara mbrojtjes nga minuta e parë dhe do të ketë nëj shans të fundit këtë sezon për të treguar vlerat e tij. Në fakt sa herë është provuar në fushë ka dhuruar performance mbi mesataren e shokëve të skuadrës.
Formacionet e Mundshme:
TORINO (3-4-2-1): Milinkovic-Savic; Djidji, Schuurs, Buongiorno; Singo, Ricci, Ilic, Rodriguez; Miranchuk, Vlasic; Sanabria. Trajner: Juric.
INTER (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Acerbi; Bellanova, Barella, Asllani, Gagliardini, Gosens; Dzeko, Curatolo. Trajner: Inzaghi.