
Bayern Munich ka udhëtuar në Itali për të sfiduar Lazion, sfidë kjo e vlefshme për 1/8-ave të Champions League. Një duel mjaf interesant dhe që pritet të jetë interesant.
Thomas Tuchel ka analizuar këtë sfidë, ndërs theksoi se Lazio është një kundërshtar i vështirë dhe shanset janë 50% me 50%.
“Pas humbjeve ne kemi treguar gjithmonë reagimin tonë dhe qëndrimin kritik ndaj vetes edhe në analizën e ndeshjeve. Ne kemi luajtur në një nivel të lartë për një kohë të gjatë. Jam i bindur se do ta ngremë kokën. Ndaj Lazio-s do të jetë e vështirë, por gjithsesi do të jetë një moment i mirë për t’u përballur me një kundërshtar të ri në një kompeticion tjetër. Nesër ndeshja me Lazio-n do të jetë 50% me 50%”, theksoi timonieri i bavarezve.