Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Sfidojnë Fiorentinën në shtëpi, trajneri i Empolit me sytë nga Nedim Bajrami: E shikoj në stërvitje, jemi të lumtur që po kthehet

Shkruar nga NEWSPORT
Sfidojnë Fiorentinën në shtëpi, trajneri i Empolit me

Empoli do të luajë nesër sfidën e radhës në Serie A ndaj Fiorentinës në shtëpi. Kjo ndeshje konsiderohet si një derbi i vogël duke parë që dy qytetet janë afër dhe të dyja ekipet kërkojnë të fitojnë me çdo kusht.

Sot në konferencën për shtyp, trajneri i Empolit Aurelio Andreazzoli analizoi këtë ndeshje, ndërsa foli edhe për gjendjen e Nedim Bajramit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në stol, por te Empoli presin që ai të rikthehet në nivelin e tij më të mirë dhe siç shpjegon trajneri është pothuajse gati.

“Jemi të lumtur që po kthehet, po e presim. Është djalë i ri, duhet të rritet. E shikoj në stërvitje dhe mendoj se është pothuajse gati, shpresoj se mund ta përshpejtojmë rikthimin e tij sa më shumë që të jetë e mundur”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga