Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sfida ndaj Tiranës, Gjoka: Finalet fitohen, trofeu është obligim për ne

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida ndaj Tiranës, Gjoka: Finalet fitohen, trofeu është obligim

Kukësi do të luaj ditën e nesërme finalen e Kupës ndaj Tiranës. Skuadra velindore kërkon të fitojë të paktën një trofe këtë sezon. Në një prononcim për "SuperSport", ka folur dhe trajneri Gjoka i cili ka deklaruar që Kukësi është një skuadër që kërkon trofe.

"Ishte e lodhshme pasi kishte sezon stresues. Kemi të lodhur por fokusohemi vetëm te ndeshja. Tirana është kundërshtar i egër dhe me emër. Ka histori të jashtëzakonshme por në këto momente fokusohemi jo te Tirana e viteve të shkuara por te ndeshja e fundit dhe kundërshtari që kemi përballë.

Një nga problemet që kam pasur kanë qenë problemet më dëmtimet dhe mungesat. Kjo na ka penalizuar por nesër do të japin më të mirën e tyre.

E kam thënë dhe këmbëngul që Kukësi është ndryshe në Shqipëri dhe kërkon gjithmonë trofe. Të gjithë që vijnë duhet të dinë të përballojnë presionin dhe stresin. Duhet trofe për qytetin dhe shpenzimet dhe për ne është obligim.

Finalet janë të vështira dhe duhet të fitohen e jo të bëhet spektakël. Tirana luan hapur por do të jetë ndeshje interesante. Zhvillohet trofeu dhe jo loja e bukur. Futbolli luhet për tifozë dhe ata janë oksigjeni. Nëse në Elbasan stadiumi është plot, spektakli është i pamohueshëm", u shpreh Gjoka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga