
Partizani do të luajë sfidën e radhës ndaj Kukësit në "Air Albania Stadium". Supersfida e javës së 19-të do të vëri përballë dy rivalët për titull kampion ditën e diel në orën 19:00. Të kuqtë pas humbjes ndaj Skënderbeut kërkojnë të rikthehen te fitorja edhe pse kanë 4 mungesa titullarësh. Klubi ka publikuar në faqen zyrtare dhe sektorin për tifozët e Partizanit, çmimet e biletave si dhe ku mund të blihen këto bileta.
Njoftimi i Partizanit:
FK KUKËSI - FK PARTIZANI
E DIEL 26 JANAR ORA 19:00
Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat e "Air Albania Stadium" ku do të akomodohet tifozeria e kuqe do të jenë:
Biletat në Tribunën Qëndrore: Sektorët W105, W106 dhe W107 do të kushtojnë 2 000 Lek (të reja)
Biletat në Tribunën mbrapa porte: Sektorët:S102,S103,S104,S203,S204,S205,V101,V102V103,V201,V202 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)
Biletat mund t'i gjeni në këto pika:
- Dyqani "Joma" pranë godinës ETC kati dytë, rruga e Elbasanit.
- Pika pranë stadiumit Selman Stermasi.
- "All In One ltd" Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil.