Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sfida me Teutën për “Final Four”, Dinamo nxjerr në shitje biletat

Shkruar nga NEWSPORT

Dinamo pret Teutën ditën e mërkurë, më 3 prill, ora 18:00 në stadiumin “Air Albania”. Kjo ndeshje është e prapambetur dhe vlen për javën e 27-të të Superiores. Me mjaft interes pritet rezultati i saj, pasi fitorja e secilës prej tyre do i jepte forcë për të pretenduar “Final Four”.

Klubi dinamovit ka nxjerrë në shitje biletat, si klub organizator. Çmimet variojnë nga 500 lekë të reja deri në 2000 lekë të reja.

Biletat për këtë takim mund të sigurohen te biletaria në stadiumin “Selman Stërmasi”. Kujtojmë se Dinamo u zhvendos për këtë takim në kryeqytet, pasi më parë kishte luajtur në stadiumin e Teutës “Niko Dovana”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga