Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Sfida me Chelsea, Zidane me lëvdata për Realin: E kemi treguar se jemi më të mirët

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida me Chelsea, Zidane me lëvdata për Realin: E kemi treguar se jemi


Real Madrid përballet të mërkuren me Chelsean në Stamford Bridge, në kuadër të Gjysmëfinales së Dytë të Champions League. Sfida e parë është mbyllur 1-1, ndërsa nesër llogaritë janë të hapura. Trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane ka folur për mediet, në rpag të këtij 90 minutëshi. Ai shprehet se askush nuk i ka falur asgjë, ndaj arritja deri këtu është plotësisht e merituar.

"Nuk është aspak mrekulli të jesh këtu. Është krejt e kundërta. Ne kemi ardhur me meritë, falë punës sonë sepse mrekullitë në futboll nuk ekzistojnë.Ramos? Nesër do të shohim se çfarë bëjmë. Ai është me ne dhe kjo do të thotë se është mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk do rrezikojmë asgjë me të.Hazard është rikthyer dhe po kalon momente të mira. Mendoj se ai është plotësisht gati dhe ne do të kemi nevojë për të dhe ai me siguri do të ndihmojë ekipin. Kjo është e sigurt.Duhet të luajmë ndeshjen tonë dhe mbi të gjitha të jemi të ftohtë për 90 minuta ose më shumë. Nuk luajmë çdo ditë në gjysmëfinale të Champions League.

Ne kemi parë të gjitha ndeshjet e Chelseat, por kjo është e padobishme sepse nesër është një betejë ndryshe. Kemi pasur shumë vështirësi për të arritur këtu dhe duhet të na hiqni kapelën.Për mua, Real Madrid ka lojtarët më të mirë dhe ata gjithmonë e kanë treguar atë. Ne jemi aty ku duam dhe është e merituar"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga