
Interi do të luajë ditën e nesërme sfidën e dytë të Champions League ndaj Shaktar. Pas barazimti 2-2 në ndeshjen e parë kundër Munchegladbach, zikaltërit udhëtojnë drejt Ukrainë ku do të kërkojnë me çdo kusht marrjen e 3 pikëve.
Mediat italiane bëjnë me dije se trajneri Antonio Conte do të bëjë sërish ndryshime në formacion e këtë herë do të hedhi në fushë nga minuta e parë 3 yjet e skuadrës. Barella, Hakimi dhe De Vrij do ta nisin sfidën si titullarë pasi në përballjen ndaj Genoas ishin në stol.
Shaktar nuk është një kundërshtar i lehtë për Interin pasi javën e kaluar skuadra e drejtuar nga Luis Castro fitoi në transfertë ndaj Real Madridit.
Poll