
Liga Unike zhvilloi sot ndeshjen e parë e edicionit të ri. Tirana Neptun mundi Rahovecin në Asllan Rusi, me shifrat 79-74. Vendasit tregojnë karakter në periudhën e parë, duke fituar 22-11. Miqtë do "zgjoheshin" në periudhën e dytë, duke triumfuar minimalisht 18.20. Në të 3-tën, skuadra e Rahovecit shkëlqen dhe ia del me shifrat 13-25. Më pas, Tirana Neptun bën atë që di të bëjë më mirë, me periudhën e katërt që përfundon 26-18.
Nëse flasim për emra të veçantë, mund të përmendim Endrit Hysenagollin. Basketbollisti i Tirana Neptun bëri një sfidë të kënaqshme, teksa personalisht grumbulloi 24 pikë dhe realizoi 18 kërcime.
Periudhat:
Tirana Neptun 22:11 Rahoveci
Tirana Neptun 18:20 Rahoveci
Tirana Neptun 13:25 Rahoveci
Tirana Neptun 26:18 Rahoveci