Arbnor Fejzullahi ishte ‘bashkëpunëtor’ kryesor në golin e fitores së Partizanit kundër Tiranës. Mbrojtësi i djathtë krosoi saktë nga e djathta në minutën e 88-të, ndërsa Sukaj shënoi për të kuqtë duke vulosur rezultatin 2-1 për 15 herë kampionët që fitojnë sërish në derbi.
Pas ndeshjes, për mediat, Fejzullahi u shpreh: “Jam i kënaqur që ndikova në këtë sukses për Partizanin. Nuk e nisëm shumë mirë ndeshjen, por më pas e morrëm veten.
Rëndësi ka fitorja dhe asgjë tjetër. Derbi mbetet sërish i kuq dhe kjo më gëzon pa masë. Me këtë sukses ndaj Tiranës, mendoj se jemi më afër titulli kampion”.