Polemika të tjera në Spanjë me futbollistët që shkelin rregulloren e vendosur nga Qeveria. Pas lojtarëve të Sevillias që thyen rregulloren tashmë është radha e një tjetër futbollisti.
Bëhet fjalë për Nelson Semedon, mbrojtësin e Barcelonës që ka festuar ditën e hënë ditëlindjen e një shoku të tij në një restorant ku ishin të pranishëm mbi 20 persona.
Një gjë e tillë është ndalur ende në Spanjë për shkak të rregullave që Qeveria ka vendosur prej pandemisë, por një gjë e tillë nuk e ka ndalur lojtarin që të bëjë sipas mendjes së tij.
Semedo përveç rregullave të qeverisë ka shkelur edhe ato të La Ligas që ndalon lojtarët të kenë shumë kontaktet me njerëz të tjerë gjatë kësaj kohe. Tashmë pritet një vendim nga ana e Barcelonës lidhur me sjelljen e lojtarit ku nuk përjashtohet edhe një gjobë për thyerjen e rregullores.