Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

SERIE A/ Juventus ''i sakatuar'' në Bergamo, Conte preferon Vecinon titullar

Shkruar nga NEWSPORT
SERIE A/ Juventus ''i sakatuar'' në Bergamo, Conte

Atalanta dhe Juventus do ''përplasin brirët'' të shtunën , me fillim nga ora 15.00.  Trajneri i Atalantës Gasperini, nuk do ketë në dispozicion Ilicicin dhe Malynovskin por po bëhen përpjekje që të pakten Zapata të jetë në pankinë. Në krahun tjetër, Mauricio Sarri  nuk ka në dispozicion  Alex Sandron dhe me shumë mundësi as Pjanicin, sepse ndihet i lodhur. Mesfusha do përbehet nga Bantacur, Rabiot dhe Khedira.

Milani pret Napolin në ''San Siro'' të shtunën, në një sfidë mjaft të rëndësishme për fatet  e të dyja ekipeve. Stefano Pioli nuk ka në dispozicion  Bennacer dhe Calhanoglu, të cilët janë të pezulluar. Gjithashtu, për t'u vlerësuar është gjendja e Musacchios. Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti nuk në dispozicion Milik dhe me shumë mundësi as Allan.

Sfidë e vështirë edhe për Interin, që do zhvillojë po të shtunën me fillim nga ora 20.45, transfertën ndaj Torinos. Këta të fundit nuk do kenë në dispozicion Laxalt dhe Lyanco të dëmtuar, ndërsa Mazarri shpreson të rikuperojë Basellin. Trajneri i Interit Antonio Conte, do rishikojë gjendjen e Asamoah,Gagliardinit dhe Sensit. Danilo Dambrosio është në rregull. Vecino është gati për të plotësuar treshen e mesfushës me Brozovic dhe Barella. Në sulm, ''te zakonshmit'' Lautaro dhe Lukaku.


Tags:

SERIA A

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga