Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Seria A dhe Kombëtarja shqiptare, Ardian ISMAJLI: Kisha disa oferta, privilegj që luaj me Shqipërinë

Shkruar nga NEWSPORT
Seria A dhe Kombëtarja shqiptare, Ardian ISMAJLI: Kisha disa oferta,

Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli ka folur për mediet në Itali lidhur me karrierën e tij. Në këtë bisedë, Ismajli tregon eksperiencën në Kroaci dhe ofertat para se të zgjidhte Spezian në Serie A.

Titullar te klubi italian, Ismajli tregon se është krenar që vesh fanellën e Kombëtares kuqezi, duke qenë një ndjekës edhe i skuadrës së Kosovës.

 "Pas shumë sezonesh në Split mora disa oferta - thotë ai - por projekti te Spezia më bindi më shumë. Unë kam zgjedhur më të mirën për rritjen time.

Shqipëria? Kjo skuadër përfaqëson të gjithë shqiptarët që janë ndarë në 6 vende të ish-Jugosllavisë pas luftës, ndërsa shteti i vogël (Kosova) përfaqëson vetëm vetveten. Të luash për Shqipërinë është një privilegj, por edhe unë e ndjek Kosovën me passion, gjë që më ka bërë të rritem në futbollin profesionist.

Shqiptarët në Serie A?Performanca e lojtarëve shqiptar në Itali është rritur shumë dhe unë kam më shumë lidhje me Berishën te Spal, Hysaj nga Napoli, Kumbulla nga Roma dhe Djimsiti nga Atalanta", thotë mest të tjerash Ismajli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga