
Romelu Lukaku është qendra e kësaj merkatoje. Sulmuesi belg ende nuk ka vendosur se cila do të jetë e ardhmja e tij. Chelsea dhe Inter prej kohës vazhdojë diskutimet mes tyre, me zikaltërtit që dëshirojnë lojtarin ta mbajnë në skuadër edhe për sezonin e ri.
Por duket se tashmë seritë e reja kanë nisur për belgun. Në mediat italiane po raportohet se sulmuesi tashmë po pret Juventusin. “Zonja e Vjetër” i ofron lojtari 12 milionë euro me drejtorin e ri sportiv që ka kërkuar 10 ditë kohë.
Kjo ka “irritua” zikaltërtit, pasi edhe spe kanë arritur marrëveshjen me Chelsea me 35 milionë, përsëri nuk po marrin përgjigjen e shumëpritur nga Lukaku. Te Interi ndihen të “tradhtuar” për herë të dytë. Mbetet të shihet se si do të shkojë gjithë kjo sitatë e krijuar mes 3 klubeve dhe Lukakut.