Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Sensibilizimi i Superligës me fushatën “HeForShe”, FSHF merr falënderime nga UN Women Albania

Shkruar nga NEWSPORT
Sensibilizimi i Superligës me fushatën “HeForShe”, FSHF

UN Women Albania, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe me mbështetjen e Foundacionit Vodafone, organizoi sot një pritje ne Hotel "Rogner" me rastin e finalizimit të iniciativës “HeForShe në Stadium” për vitin 2016.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të FSHF-së në internet.

Në këtë aktivitet morën pjesë dhe përshendetën Ministri i Punëve dhe Çështjeve Sociale, Z. Blendi Klosi, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Z. Armand Duka, Drejtori i Vodafone Foundation Z. Albi Greva, dhe Përfaqesuesi i UN Women për Shqipërinë, Z. David Saunders.

"Jam veçanërisht i nderuar që institucioni i futbollit, ka mbështetur një fushatë të tillë sensibilizuese. Iniciativa të tilla janë mbështetur dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashket. Futbolli, duke qenë shumë popullor mund të nxisë dhe ndihmojë, në iniciativa të tilla sociale".

Që prej muajit Tetor, HeForShe,mbuloi 10 ndeshje të Superligës Shqiptare, duke qenë në të gjitha stadiumet e Shqipërisë. Ajo ka arritur me shumë se 600 000 shqiptarë, pjesa më e madhe djem, duke i sensibilizuar e angazhuar ata.

HeForShe është një Lëvizje Globale Solidariteti për Barazi Gjinore e drejtuar nga UN Women lançuar në Shtator 2014, e cila i bën thirrje djemve e burrave të mbështesin fuqizimin e grave në shoqëri. Qëllimi i saj është të angazhojë djemtë e burrat si agjentë ndryshimi duke i inkurajuar të ndërmarrin veprime konkrete ndaj pabarazive që përballen sot gratë dhe vajzat.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga