
Sivaspor do të luajë të enjten në Prishtinë kundër Ballkanit të Ilir Dajës. Ndërsa sot ekipi turk ka bërë të pabesueshmen duke mposhtur në transfertë 2-0 Basaksehirin që ishte lider në kampionatin turk. Edhe pse në Conference League u mposhtën nga shqiptarët e Ballkanit, Sivaspor sot tregoi se në Prishtinë nuk do të vijnë për një shëtitje.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit turk. Golat e takimit u shënuan nga Saba në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa i dyti në minutën e 85-të po nga i njëjti autor. Pas kësaj jave, Sivaspor renditet në vendin e 15-të me 7 pikë, kurse Basaksehir në të pestin me 1 pikë më pak se kryesuesit.
Poll