Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fillon sezoni i ri në basketboll, Sekretari i Përgjithshëm i Vllaznisë: Kemi objektiv titullin kampion, trajneri ka marrë përgjegjësinë

Shkruar nga NEWSPORT
Fillon sezoni i ri në basketboll, Sekretari i Përgjithshëm i

Blendi Dibra, Sekretar i Përgjithshëm i klubit të Vllaznisë në Basketboll për meshkuj, i ftuar në emisionin "Studio Sport" në Radio Shkodra, me gazetarin Gasper Marku është shprehur se këtë sezon, objektivi i Vllaznisë është fitimi i titullit kampion dhe kjo është një përgjegjësi e trajnerit.

"Ekipi ka bërë përgatitje nën drejtimin e trajnerit Gospodinov. Gjatë verës është punuar në mënyrë intensive aty ku ekipi ka më shumë nevojë., Janë shikuar shumë lojtarë. Trajneri është personi që do ketë përgjegjësinë për arritjen e objektivit. Ne shpresojmë të jemi konkurues. Detyra e trajnerit është të japë impulse të reja për ndërtimin e akademisë. Kanë ardhur 5 lojtarë amerikane dhe me një prej tyre kemi ndërprerë marrëdhënien, sepse nuk ishte në nivele të mira. Ka edhe një çështje adaptimi. Nuk mund të presim të kemi më të mirën e mundshme që në fillim.

Ndeshja miqësore me Tiranën, tregoi që ekipi ka nevojë për harmonizim. Po punojmë shumë për të krijuar kiminë e duhur edhe me lojtarët lokalë. Trajneri ka drejtuar në Gjermani, dhe pritshmëritë e tij janë për standartë shumë të larta. Të krijojmë në maksimum hapësira për lojtarët lokalë. Akademia nuk është një furnizuese e mirë e ekipit tonë. Kemi nevojë më tepër t'i kushtojmë më tepër vëmendje akademisë. Kemi parasysh që ekipi i të rriturve bën stërvitje me orare të përcaktuara, me nga dy herë në ditë".

Kujtojmë që nesër, në orën 18:00 fillon edhe sezoni i në kampionatin e basketbollit për meshkuj. Vllaznia pret në shtëpi skuadrën e Barleti Eagles. Mbetet për t'u parë si do të shkojë ky takim mes këtyre skuadrave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga