Erando Karabeci, Ilion Lika dhe Idriz Batha janë të 3 ish-lojtarë që kanë kontribuar për skuadrën e Tiranës. Dy mesfushorët dhe portieri janë bërë sërish bashkë në këtë prag të ndërrimit të viteve. Ata kanë postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqen duke drekuar në një nga restorantet e kryeqytetit.
Secili prej tyre ka mbajtur shiritin e kapitenit gjatë kohës që kanë kontribuar për 25-herë kampionët e vendit. Kujtojmë që Lika vijon të jetë sërish pjesë e bardhebluve duke shërbyer më shumë si suport për grupin, pasi tashmë është në moshën 41-vjeçare. Ndërsa Karabeci dhe Batha janë larguar nga bardheblutë duke kontribuar përkatësisht për Prishtinën dhe Arad.

Poll