
Armando Sadiku është pranë transferimit te Lugano. Presidenti i këtij klubi, Angelo Renzetti ka zbuluar se proçesi i transferimit të elbasanasit është drejt përfundimit.
“Zyrihu është dakord. Edhe lojtari dëshiron të kthehet, por më parë Lugano duhet të largojë disa futbollistë. Nëse nuk do të ishte për këtë, do të shkoja menjëherë ta marrja Sadikun”, deklaroi Renzetti.
Pasi Tramezzani mori drejtimin e Luganos, menjëherë drejtuesit e klubit zvicerian u interesuan për të përfituar shërbimet e 25-vjeçarit. Tashmë duket që Lugano ka mposhtur dhe konkurrencën e Palermos që kërkonte sulmuesin shqiptar, pasi Sadiku është shumë pranë nënshkrimit me ekipin e Tramezzanit.
Poll