Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

RUDIGER i “frikësohet” LIVERPOOL-it: Kujdes në çerekun e parë, nuk do të mbrohemi

Shkruar nga NEWSPORT
RUDIGER i “frikësohet” LIVERPOOL-it: Kujdes në

Real Madrid pret mbrëmjen e nesërme në “Santiago Bernabeu” Liverpool për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e kthimit në Champions League. Përballja e parë mes tyre ka përfunduar 5-2 në favor të madrilenëve.

Në prag të këtij dueli ka folur në konferencën për shtyp edhe mbrojtësi Antonio Rudiger, i cili pavarësisht rezultatit të sfidës së parë të tijtë duhe të kenë kujdes.

 “Ne do të duhet t’i qasemi ndeshjes së dytë më mirë se sa në Anfield. Nuk mund të flesh për pesëmbëdhjetë minutat e para, veçanërisht kundër një ekipi si Liverpool. Ne pamë se çfarë ndodhi. Duhet të gjejmë një ekuilibër të mirë midis mbrojtjes dhe sulmit. Siç thashë, ne nuk mund të flemë për çerekun e parë të një ore dhe gjetja e ekuilibrit do të jetë gjëja më e rëndësishme për ne. Nuk duhet të hyjmë vetëm për t’u mbrojtur dhe për t’i thënë vetes se kemi një avantazh prej tre golësh. Duhet të kënaqim edhe mbështetësit tanë dhe të fitojmë besim te vetja”, ka përfunduar mbrojtësi.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga