Ekipi i Teutës, në basketboll, do të marrë pjesë në mini-turneun që do të zhvillohet në qytetin bregdetar të Durrësit. Ky mini-turne bëhet në kuadër të Ligës së Ballkanit dhe do të mbajë 3 ditë duke filluar nga sot e deri të premten, që është dita e fundit.
Këtë e bën të ditur Federata Shqiptare e Basketbollit me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", ku shkruan: "Sot, pasnesër dhe ditën e premte,ekipi Teutës merr pjesë në miniturneun e Ballkan Ligës, që do të zhvillohet në Durrës, ora 19:00. Suksese ekipit të Teutës në ndeshje dhe mbarëvajtjen e aktivitetit si qytet pritës i këtij eventi!"
RTSH do të jetë duke e transmetuar këtë ndeshje që do të zhvillohet sot, krejtësisht falas për të gjithë shqiptarët.